Një burrë vdes në QKUK, policia thotë se po e heton rastin

Kronikë

Një burrë vdes në QKUK, policia thotë se po e heton rastin

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi sot policia pa dhënë shumë detaje, por tha se po e heton vdekjen.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10.

Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat