Vidhte këpucë, pajisje elektronike dhe artikuj ushqimorë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kronikë

Vidhte këpucë, pajisje elektronike dhe artikuj ushqimorë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar N.A. (31) i dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj.

Fillimisht u raportuan dy vjedhje më 04.12.2025, në një market në rrugën “Zenel Hajdini” dhe në oborrin e një shtëpie në rrugën “Lulzim Guta”.

Pas arrestimit, i dyshuari ka pranuar veprat dhe është intervistuar edhe për dy raste të tjera më të hershme, në rrugën “Esat Mekuli” dhe në Xhaminë e Madhe të Ferizajt, ku dyshohet se kishte vjedhur këpucë dhe pajisje elektronike.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat