Një person ka raportuar të zhdukur nënën e tij në Deçan.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më datë 02 dhjetor të këtij viti.
Për fatin e saj nuk dihet asgjë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”