Ferizaj: 19-vjeçari kapet me 162 km/h në zonë 50 km/h, ndëshkohet rëndë

Kronikë e zezë

Ferizaj: 19-vjeçari kapet me 162 km/h në zonë 50 km/h, ndëshkohet rëndë

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një shofer 19-vjeçar është ndëshkuar rëndë nga Policia e Ferizajt pasi është kapur duke vozitur me 162 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është vetëm 50 km/h.

Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, rastit i është vënë re mbrëmjen e 7 dhjetorit 2025, rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi”, ku policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ndaluan shoferin O.H., i cili po drejtonte një BMW X3 me targa vendore. Matja e shpejtësisë është bërë përmes veturës zyrtare të policisë.

Për këtë kundërvajtje të rëndë, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, janë aplikuar 5 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, duke theksuar se tejkalimet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kontrollet me radarë, sipas policisë, do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha rrugët e rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat