E dhimbshme, rritet numri i viktimave nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” - ja detajet e fundit

Kronikë

E dhimbshme, rritet numri i viktimave nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” - ja detajet e fundit

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 08:24 Përditësuar në ora: 12:16 më 12.12.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërron jetë edhe një grua nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Edhe gruaja e cila mori lëndime nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla në një prononcim për media ka thënë se sot një grua ka ardhur pa shenja jete nga Spitali i Prizrenit.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla.

Ndërkaq, në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një grua, i cili aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën "Ibrahim Rugova" në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. 

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

--

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”.

Sipas pamjeve në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Po ashtu dyshohet se në këtë aksident trafiku ka edhe të vdekur.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat