Tentoi të transportojë ilegalisht dy gjedhe, kapet gjilanasi

Kronikë

Tentoi të transportojë ilegalisht dy gjedhe, kapet gjilanasi

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Kjo pasi që i njëjti është kapur duke transportuar kafshë ilegalisht.

Në raportin 24-orësh, thuhet se i dyshuari me një kamion ishte duke transportuar dy gjedhe, pa dokumentacion përkatës.

“Nga zyrtari i AVU-it janë kryer procedurat, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar së bashku me automjetin dhe kafshët”, thotë raporti i PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat