​Luajti poker “tinëz” me 14 veta, skenderajasi përfundon në polici

Kronikë

​Luajti poker “tinëz” me 14 veta, skenderajasi përfundon në polici

Më: 12 janar 2026 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një banor i Skenderajt ia pa sherrin lojës së pokerit.

Ai përfundoi në mbajtje, pasi u kap duke e praktikuar këtë aktivitet bixhozi, në orët e para të së dielës së 11 janarit.

I njëjti po luante poker bashkë me 14 persona tjerë, por këta nuk u “ngucën” nga forcat e rendit, kur u futën në lokalin e banorit nga Skenderaj.

Ishte vetëm ky i fundit që përfundoi në mbajtje, nën dyshimin e “organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit për paligjshëm”.

Në duar të policisë “ranë” edhe tavolina si dhe çipat dhe letrat e pokerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat