Tronditet Deçani, plagosen tre persona - policia jep detajet

Kronikë

Tronditet Deçani, plagosen tre persona - policia jep detajet

Më: 13 janar 2026 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur në orët e para të së martës në një lokal në Deçan.

Në njoftim bëhet e ditur se Stacioni Policor në Deçan, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё", thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjes, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё Zoraki 9mm; njё karikator i sё njёjtёs armё, nёntё fishekё kal:9mm dhe tri gёzhoja.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Image
Arma e sekuestruar
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat