Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Emergjencën e Prizrenit

Kronikë

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Emergjencën e Prizrenit

Më: 13 janar 2026 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Sipas informacioneve të Policisë, i ndjeri kishte arritur në emergjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë ditës së hënë, ku më pas edhe ishte konfirmuar vdekja e tij.

“Viktima mashkull kosovar  është dërguar në emergjencën e Prizrenit pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësore ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat