Arrestohet një i dyshuar për tri raste vjedhjeje në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për tri raste vjedhjeje në Prishtinë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në territorin e Prishtinës.

Si rezultat i veprimeve policore, është arrestuar i dyshuari D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, njofton policia.

Pas arrestimit, sipas policisë, me autorizim dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar.

Më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat