Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan

Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan

Më: 14 janar 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje në Lipjan.

Bazuar në informacionet e autoriteteve kosovare, një burrë është gjetur pa shenja jete në një shtëpie të pabanuar, afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat