Policia me aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

Kronikë

Policia me aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

Më: 14 janar 2026 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka realizuar sot një operacion policor në Podujevë.

Gjatë këtij aksioni, janë kapur dy persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Lëndim trupor”.

Të arrestuarit janë: A. A., 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe A. Z., 21 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas arrestimit, të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit, sipas vendimit gjyqësor.

Policia bën të ditur se gjatë vitit 2025, zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës kanë realizuar gjithsej 745 urdhëresa gjyqësore, prej të cilave 251 kanë qenë për vepra penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat