​Disa të arrestuar për armë pa leje në Prishtinë dhe Obiliq

Kronikë

​Disa të arrestuar për armë pa leje në Prishtinë dhe Obiliq

Më: 16 janar 2026 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar disa persona në raste të ndara për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm të enjten në këto dy komuna pati pesë të arrestuar. Rasti i parë ndodhi në rrugën “Bardhosh Gërvalla” në Prishtinë, ku një person u arrestua pasi në veturën e tij u gjet një pistoletë me nëntë fishekë, ndërsa bëhet e ditur se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Dy të tjerë u arrestuan në rrugën “Shaip Spahia” në Prishtinë, pasi iu gjetën dy armë zjarri me karikatorë dhe 30 fishekë, dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Ndërkaq, në fshatin Grabovc të Obiliqit, dy persona u arrestuan pasi gjatë kontrollit iu gjetën dy armë zjarri, të cilat kishin leje shenjëtarisë, por u konfiskuan. Pas intervistimit, të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat