Obiliq, arrestohen katër të dyshuar për vjedhje – dy prej tyre të mitur

Kronikë

Obiliq, arrestohen katër të dyshuar për vjedhje – dy prej tyre të mitur

Më: 17 janar 2026 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Të premten në Obiliq janë arrestuar katër të dyshuar për vjedhje të rëndë, dy prej tyre të mitur.

Ata dyshohen për një rast vjedhjeje që daton më 9 janar të këtij viti.

Lidhur me rastin, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër të dyshuar meshkuj kosovarë (dy prej tyre të mitur)”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat