Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

Kronikë

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

Më: 18 janar 2026 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 15:01, në rrugën “Janina”.

Viktima, mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat