Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë

Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë

Nga: H.O. Më: 19 janar 2026 Në ora: 08:37
Ilustrim

Në raportin e policisë bëhet e ditur se është gjetur një grua pa shenja jete në Fushë Kosovë, gjatë ditës së diele.

Ne vendin e ngjarjes ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Raporti i plotë:

Fushë Kosovë / 18.01.2026 – 11:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat