Dy zyrtarë të arrestuar për dyshimet me leje të armëve, bastiset poligoni “Reload”
Një aksion policor është duke u zhvilluar në poligonin e qitjes “ Reload” në Prishtinë.
Burime bëjnë të ditur se në këto momente po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lidhur me dyshime për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armët.
Sipas këtyre burimeve, deri tani janë arrestuar katër persona, përfshirë dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si edhe dy zyrtarë të një kompanie private.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë ditës nga organet e drejtësisë.
Aksion në MPB, jep detaje Prokuroria Themelore
Një aksion ka ndodhur sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore, e cila tha se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, bazuar në nenin 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj dy (2) personave të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, bazuar në nenin 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ajo tha se për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë me kohë.
Aksion në Prishtinë, arrestohen katër persona për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit
Një aksion po zhvillohet në Prishtinë në koordinim mes Prokurorisë Themelore dhe Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka konfirmuar për media se është duke u zhvilluar një aksion ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas Shalës, dy persona po hetohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në bazë të nenit 414, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë nën hetime për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, sipas nenit 309 të KPRK-së.
Zëdhënësja Shala ka shtuar se aksioni është duke vazhduar ende dhe se për më shumë detaje do ju njoftojmë me kohë.