Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kronikë

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Më: 21 janar 2026 Në ora: 21:45
Policia e Kosovës

Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat