Të shtëna me armë në Ferizaj, policia arreston 2 persona

Kronikë

Të shtëna me armë në Ferizaj, policia arreston 2 persona

Më: 22 janar 2026 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar si pasojë e disa të shtënave me armë, në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:45, në rrugën “Driton Islami”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se deri te të shtënat ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet disa të dyshuarve.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali”, deklaron policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, ku edhe janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit, ata u dërguan në mbajtje, teksa rasti iu nënshtrua procedurave të mëtejme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat