Dy grabitës me armë i ikin policisë, gjashtë hajna e mashtrues përfundojnë në burg

Kronikë

Dy grabitës me armë i ikin policisë, gjashtë hajna e mashtrues përfundojnë në burg

Më: 22 janar 2026 Në ora: 11:42
Policia

Të paktën 6 persona janë arrestuar të mërkurën, në dy raste të ndara, në Obiliq e Gjakovë, si të dyshuar për vjedhje.

Ndërkohë, dy tjerë, që kanë kryer një grabitje të armatosur, i kanë ikur policisë.

Rasti i fundit ndodhi në Kraishtë të Lipjanit, ku është raportuar se këta, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur arkën me para kesh nga një market, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Për dallim nga ta, katër të dyshuar që me përdorim të forcës kanë depërtuar në dy lokale në Obiliq dhe kanë kryer vjedhje, janë dërguar në mbajtje.

Të arrestuar përfunduan edhe dy persona në rastin e Gjakovës. Ata dyshohet se kanë vjedhur një veturë, të cilën, duke paraqitur fakte të rreme, e kanë shitur tek një viktimë.

Vetura, sic njofton policia, është gjetur dhe është sekuestruar përkohësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat