Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, në të cilin kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, thuhet tutje në përgjigjen e tij.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Policisë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.