Tre persona të dyshuar janë arrestuar pas zhvillimit të hetimeve lidhur me një rast grabitjeje, në Prizren.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar:
dy revole, maska, dorëza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur në rast, transmeton KosovaPress.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.