​I mori para viktimës, përfundon në mbajtje

Kronikë

​I mori para viktimës, përfundon në mbajtje

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të mashtrimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit te Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 09:00, kur është arrestuar një mashkull kosovar.

 I cili dyshohet se ka mashtruar një tjetër mashkull kosovar, duke i marrë një sasi parash.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat