Arrestohet personi i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual ndaj personave nën moshën 15 vjeçare

Kronikë

Arrestohet personi i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual ndaj personave nën moshën 15 vjeçare

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 08:50
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.

Sipas informatave, personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Kjo bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat