Vodhi 500 euro në një market në Graçanicë, arrestohet pas disa ditësh i dyshuari

Kronikë

Vodhi 500 euro në një market në Graçanicë, arrestohet pas disa ditësh i dyshuari

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 09:10
Policia e Kosovës

Pas hetimeve të zhvilluara nga ekipet relevante policore, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se javë më parë kishte kryer vjedhje në një market në Graqanicë.

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se ka vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë rreth 500 euro.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat