12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Kronikë

12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se të dyshuarit janë nga komuna e Junikut.

Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet hetimore janë duke vazhduar, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat