Aksident me vdekje, 23-vjeçarja humb jetën pas përplasjes me barrierat në anë të rrugës

Shqipëria

Aksident me vdekje, 23-vjeçarja humb jetën pas përplasjes me barrierat në anë të rrugës

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, ku ka humbur jetën një 23-vjeçare.

Policia bën me dije se viktimë ka mbetur e reja me iniciale E.E., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili më pas është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat