Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në Zhabar të Mitrovicës.
Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa viktima është i moshës madhore.
“Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në fshatin Zhabar te Mitrovicës se Jugut.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, tha ai.
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë – jashtë rrezikut për jetë
Një person ka mbetur i plagosur sonte në Mitrovicë.
Kështu e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Shpend Fazliu, i cili ka bërë të ditur se viktima është plagosur në këmbë.
Tutje, ai shtoi se gjendja e tij aktualisht nuk paraqet rrezik për jetën.
“Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent një rast (1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!”, tha Fazliu.