Policia jep detaje për plagosjen në Mitrovicë

Kronikë

Policia jep detaje për plagosjen në Mitrovicë

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në Zhabar të Mitrovicës.

Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa viktima është i moshës madhore.

Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në fshatin Zhabar te Mitrovicës se Jugut.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat