Aksident fatal në rrugën Prishtinë – Pejë, vdes shtetasja e Shqipërisë

Kronikë

Aksident fatal në rrugën Prishtinë – Pejë, vdes shtetasja e Shqipërisë

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur pas një aksidenti që ngjau të premten në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Korroticë.

Viktima, ishte shtetase e Shqipërisë, ashtu si edhe drejtuesi i automjetit i cili mbeti i lënduar.

“Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marrë trajtim mjekësor”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat