Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje

Kronikë

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person është goditur me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Ngjarja ka ndodhur pas një fjalosjeje që viktima kishte me disa persona në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat