Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Grabovc

Kronikë

Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Grabovc

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabovc, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat