Gjobiten tre shoferë në Mitrovicë që vozitnin mbi 150 km/h në zonë me kufizim 80 km/h

Kronikë

Gjobiten tre shoferë në Mitrovicë që vozitnin mbi 150 km/h në zonë me kufizim 80 km/h

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjobitur tre drejtues automjetesh në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Pasi po udhëtonin me shpejtësi mbi 150 km/h në një zonë me kufizim 80 km/h.

Secilit iu është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat