Një person është lënduar në vendnin e punës, ndërsa është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërsa, i dyshuari u arrestua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur të hënën në Lipjan dhe u iniciua si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Lipjan 16.02.2026 – 09:10. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.