Arrestohet një person nën dyshimin se ngacmoi seksualisht një grua dhe dy të mitura

Kronikë

Arrestohet një person nën dyshimin se ngacmoi seksualisht një grua dhe dy të mitura

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua dhe dy të mitura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Ngacmim seksual”.

“Prishtinë 16.02.2026-17:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në rrugë ka përcjellë dhe  ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Sipas një dëshmitare femër kosovare, i dyshuari po ashtu ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara të moshës rreth 10 -11 vjeçe. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat