Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Graçanicë rreth orës 13:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen shkaqet e vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat