Policia jep detaje për të zhdukurin në Istog që u gjet i vdekur pas disa muajsh

Kronikë

Policia jep detaje për të zhdukurin në Istog që u gjet i vdekur pas disa muajsh

Më: 7 mars 2026 Në ora: 23:49
Policia e Kosovës

Policia jep detaje për të zhdukurin në Istog që u gjet i vdekur pas disa muajsh.

Dyshohet që është gjetur i vdekur B.M i cili ishte zhdukur gjatë verës së vitit të kaluar, sipas raportimeve i njejti kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në një aheng tek motra e tij.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për media se “trupi është dërguar në IML për obduksion”.

Gjithashtu Gashi ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat