​Tre persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit

Kronikë

​Tre persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit

Më: 8 mars 2026 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Leposaviq nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Sipas këitj organi të sigurisë, ata dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me dy automjete. 

Në vetura janë gjetur produkte ushqimore dhe higjienike, të cilat janë dërguar në doganë për verifikim.

Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat