Plagosja në Skenderaj, Policia: Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja

Kronikë

Plagosja në Skenderaj, Policia: Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja

Më: 9 mars 2026 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Policia është deklaruar për median lidhur me një rast të plagosjes i cili ka ndodhur sonte rreth orës 21:04 në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.

Zëdhënësi Avni Zaiti, tha se i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ai theksoi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj. Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, deklaroi Zaiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat