Tri vetura me targa të Serbisë kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Kronikë

Tri vetura me targa të Serbisë kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Më: 10 mars 2026 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar tre vetura me targa të Serbisë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

“Njësiti policor ka ndaluar tri vetura me targa të Serbisë me drejtues meshkuj kosovarë të cilët nga territori i Serbisë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare kanë hyrë në territorin e R. të Kosovës”, thotë policia në raportin 24-orësh.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Ndërsa, pas konsultimit me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat