Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë

Kronikë

Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë

Më: 12 mars 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Raportohet se në shtëpinë e një gruaje në fshatin Sfeqël të Podujevës, është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë, ende nuk ka persona të identifikuar lidhur me rastin, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Është raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e viktimës femër kosovare.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat