Arrestohet punëtori teknik për sulm seksual ndaj nxënëses 10-vjeçare

Kronikë

Arrestohet punëtori teknik për sulm seksual ndaj nxënëses 10-vjeçare

Më: 13 mars 2026 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar, punëtor teknik në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj, është arrestuar pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëse 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ai ka theksuar se më 11 mars 2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për rastin. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

"Më datën 11.03.2026, hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe). Ndërsa i dyshuari, një 64-vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore", ka thënë Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat