Forenzika del në vendin ku ndodhi vrasja në Gjakovë
Në vendin ku ndodhi vrasja në Gjakovë kanë dalë edhe ekipet e forenzikës.
Mëngjesin e kësaj të hëne një person është vrarë dhe i plagosur mbeti i vëllai i tij.
Deri më tani policia ka njoftuar se i dyshuari është në arrati.
Ky është lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.
Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në Gjakovë, janë parë edhe shenjat e plumbave.
Në këtë rast mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.
Pacienti i plagosur nga të shtënat në Gjakovë është në gjendje stabile
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.
Pacienti i plagosur u paraqit rreth orës 05:20 në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, ku u pranuar në emergjencë dhe iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.
Dr. Ilir Hasanaj, shef i Emergjencës, tha se gjendja e pacientit është stabile.
“Rreth orës 05:20 në mëngjes sot ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. Është pranuar në emergjencë dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është hospitalizuar në ortopedi për trajtim të mëtejshëm dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”, tha Hasanaj për Syri Vision.
Sipas raportimeve, viktima dhe autori i dyshuari kanë qenë shokë mes veti, ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur brenda një lokali.
Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga forcat e rendit.
Hetimet nga policia dhe prokuroria po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Vrasja në Gjakovë, identifikohet i dyshuari i cili ndodhet në arrati
Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vdekur kurse një tjetër është plagosur.
Nga Policia e Kosovës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.
Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë konfirmuar se personi i dyshuar është identifikuar.
Ngjarja tragjike në Gjakovë, i dyshuar pronari i lokalit ku ndodhi vrasja
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, personi që humbi jetën dhe vëllai i tij që mbeti i plagosur sipas burimeve të KosovaPress, dyshohet se u qëlluan nga pronari i një lokali, ku ata ndodheshin në momentin e incidentit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Si pasojë e plagëve të marra, njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
Prokurori i shtetit po ashtu ka dalë në vendngjarje, ndërsa autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Vrasja në Gjakovë, deklarohet Prokuroria
Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku si pasojë e një incidenti me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë kurse një tjetër është plagosur.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë thënë se kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”.
“Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur për Insajderin Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Publikohet identiteti i viktimës dhe të dyshuarit
Gjakova është tronditur nga ngjarja e mëngjesit të së hënës.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, ka njoftuar për për një të vrarë dhe një të plagosur si shkak i incidentit me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.
Elezaj ka shtuar se i dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e tij.
Siç raporton sinjali, si pasojë e të shtënave me armë zjarri i vrarë në vendngjarje ka mbetur Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar, teksa i dyshuari për rastin është Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë.
Ngjarje e rëndë në Gjakovë - vritet një person dhe një tjetër plagoset
Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, rreth orës 05:30 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar.
“Rreth orës 05:30 jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Elezaj.
Ai bëri të ditur se personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.
Sipas tij, policia aktualisht është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e të dyshuarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
“Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundoi ai.