Aksident në vendin e punës në Han të Elezit, punëtori i “Elektra”-s bie nga vinçi në gurthyesin “Guri i Bekuar”

Kronikë

Aksident në vendin e punës në Han të Elezit, punëtori i “Elektra”-s bie nga vinçi në gurthyesin “Guri i Bekuar”

Më: 26 mars 2026 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një incident i rrezikshëm është shënuar në një vend pune në Han të Elezit, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 09:00 në fshatin Seqishtë, në gurthyesin “Guri i Bekuar”, që operon nën kompaninë “ALBA Grup”.

Sipas informacioneve fillestare, viktima B. Dernjani, punëtor i kompanisë “Elektra”, derisa ishte duke punuar në një vinç, dyshohet se ka pësuar marramendje dhe ka rënë nga një lartësi rreth 3 metra.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim në QKMF në Han të Elezit dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejmë.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat janë duke kryer hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Rasti është iniciuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat