Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

Kronikë

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

Më: 11 prill 2026 Në ora: 21:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas raportimit për një rrahje në progres në atë lokacion.

Me të arritur në vendin e ngjarjes është konstatuar se përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike, por jo nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Policia ka theksuar se njësitë relevante, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në terren, ndërsa janë angazhuar edhe njësi të tjera për lokalizimin e të dyshuarit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa pritet raport i mëtejmë nga autoritetet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat