Zhduket 14-vjeçarja në Prishtinë, familja kërkon ndihmë – policia në kërkim

Kronikë

Zhduket 14-vjeçarja në Prishtinë, familja kërkon ndihmë – policia në kërkim

Më: 12 prill 2026 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Prishtinë, ndërsa familja dhe policia janë në kërkim të saj.

Bëhet fjalë për E.Sh., e cila sipas babait të saj është larguar nga shtëpia më 11 prill rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor “Jugu” më 12 prill rreth orës 11:00 nga babai i saj, R.S..

Sipas ankuesit, vajza edhe më herët ishte larguar nga shtëpia, por ishte gjetur pas disa ditësh, ndërsa këtë herë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke kryer verifikime në disa lokacione, përfshirë edhe një adresë të dyshuar në Fushë Kosovë, por pa rezultat.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet dhe kërkimet për gjetjen e saj janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat