Dhunë në familje, në Prishtinë e Lipjan burrat rrahin bashkëshortet

Kronikë

Dhunë në familje, në Prishtinë e Lipjan burrat rrahin bashkëshortet

Nga: H.O. Më: 13 prill 2026 Në ora: 08:30
Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje bëhen të ditura nga raporti i Policisë së Kosovës. Në Prishtinë thuhet se një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ndërsa në Lipjan, një femër pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj.

Raporti i plotë:

Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 12.04.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat