Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kanosje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku e dyshuara, shtetase e Kosovës, dyshohet se ka kanosur një mashkull shtetas amerikan, me të cilin kishte bashkëjetuar për një periudhë kohe.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima kishte kërkuar nga e dyshuara që të lirojë banesën, çka ka çuar në përshkallëzimin e situatës dhe kanosjen e pretenduar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë 16.04.2026-06:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e kishte kanosur viktimën mashkull shtetas amerikan me të cilin kishte jetuar me një vendbanim për një kohë dhe pas kërkesës së tij për lirimin e banesës, e dyshuara e kishte kanosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”.