Vdes një grua në Mitrovicë, trupi dërgohet për obduksion

Kronikë

Vdes një grua në Mitrovicë, trupi dërgohet për obduksion

Më: 18 prill 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 20:00 është raportuar për vdekjen e një gruaje në lagjen “Aziz Abrashi” në Mitrovicë.

Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.

“Rr. Aziz Abrashi, Mitrovicë Jugu 17.04.2026-20:00. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat