Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin dy armë nga kasaforta

Kronikë

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin dy armë nga kasaforta

Më: 22 prill 2026 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Fshati i Vjetër të Ferizaj.

Ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë dy armë zjarri nga një kasafortë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur nga kasaforta dy armë zjarri, të cilat i kishte me leje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat